Të infektuarit në Klinikën Infektive – Shkup: Koronavirusi ekziston - Bota Sot
Të infektuarit në Klinikën Infektive – Shkup: Koronavirusi ekziston

Shkupi

Të infektuarit në Klinikën Infektive – Shkup: Koronavirusi ekziston

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 19:34
Foto

Ekipi i televizionit “Klan Maqedoni” vizituan Klinikën për Sëmundje Infektive dhe zhvilluan disa intervista si me personelin mjekësor dhe me disa pacientë të infektuar me coronavirus.

Para hyrjes brenda, sipas pamjeve, mund të vërehet se ka një protokoll të rreptë të veshjes, dy palë doreza, dy palë pajisje për në kokë, mbulim të syve.

Në kronikë mund të shihet se si mjeku bisedon me të sëmurën me coronavirus ndërsa ekipi i TV Klan Maqedoni intervistoi edhe disa të infektuar që ndodheshin në klinikë.

“Në fillim isha me ndihmë të oksigjenit, e më pas dalë-ngadalë mjeku e zvogëlonte sasinë. Nga mbrëmë jam pa oksigjen”, thotë njëri prej pacientëve.

“Isha e sëmurë, kisha probleme edhe me zemrën por pasi më kapi virusi, m’u dëmtuan edhe mushkëritë. Dy javë isha në shtëpi. Piva ilaçe dhe frikësohesha të vi se më thonin se nuk do të kujdesen për ty, ju lutemi mos frikësoheni të vini”, tha një paciente.

Në pyetjen e gazetarit se si komenton personat që thonë se virusi nuk komenton, ajo thotë se “corona ekziston”.

Një pacient tjetër sqaron se në fillim ka pasur koll të thatë dhe më pas është përshpejtuar që ka bërë edhe të merr frymëmarrje më vështirë. Ai lavdëroi gjithë personelin mjekësor në klinikë për shërbimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat