Bashkia e Shkupit: Të mërkurën do të ketë spërkatje kundër mushkonjave

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Të mërkurën do të ketë spërkatje kundër mushkonjave

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit i njoftoi qytetarët se të mërkurën, në Shkup dhe rrethinë, do të bëhet spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave.

Dezinsektimi do të bëhet të mërkurën në orët e hershme ndërsa dezinsektimi në terren do të bëhet të njëjtën ditë nga ora 8 deri në ora 17:00.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit, do të bëhet ditën e ardhshme kur kushtet e motit do ta lejojnë një gjë të tillë.

Poashtu ju bëhet apel bletarëve që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat