Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov është pozitiv me Koronavirus - Bota Sot
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov është pozitiv me Koronavirus

Shkupi

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov është pozitiv me Koronavirus

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 19:27
Petre Shilegov

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov njoftoi se është pozitiv me Koronavirus. Në profilin e tij në Fejsbuki shkroi; “Edhe përkundër të gjitha masave që janë ndërmarrë nga ana ime për sigurinë time dhe të gjithë atyre përreth meje, nuk arrita të mbroj veten nga Covid-19. Pasqyra klinike është e mirë, me rritje të vogël të temperaturës së trupit dhe pa nevojë për t’u shtuar në spital”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski konfirmoi se nëna e tij është pozitiv me virus korona. Por ai tha se nuk ka pasur kontakt me të, prandaj nuk do shkojë në izolim. “Virusi korona është shumë serioz dhe për shkak të paaftësisë së Qeverisë dhe ministrit të shëndetësisë, ai është gjithnjë e më i pranishëm përreth nesh”, shkroi Mickovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat