Në Shkup vazhdon rritja e rasteve të reja me coronavirus - Bota Sot
Në Shkup vazhdon rritja e rasteve të reja me coronavirus

Shkupi

Në Shkup vazhdon rritja e rasteve të reja me coronavirus

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me coronavirus në Komunën e Çairit.

Nga dje, janë diagnostifikuar 20 raste të reja me coronavirus dhe 384 të infektuar. Në Komunën e Aerodromit ka stagnim, përkatësisht një pacient.

Në mesin e të infektuarve ka edhe katër të huaj, ndërsa për pesë persona nuk është caktuar se nga cila komunë janë.

Momentalisht Çairi ka 384 raste, 130 në Aerodrom, Butell 140, Gazi Babë 153, Komuna e Qendër 133, Karposh 114, Saraj 130, Kisella Voda 95, Gjorçe Petrov, Studeniçan 84, Shuto Orizare 69. Haraçinë, Ilinden 30, Iliden 30, Petrovec 12.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat