​Shkup, mbi 1.700 raste aktive me COVID-19 - Bota Sot
​Shkup, mbi 1.700 raste aktive me COVID-19

Shkupi

​Shkup, mbi 1.700 raste aktive me COVID-19

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 19:22
Ilustrim

Momentalisht në Shkup ka 1721 raste aktive, apo deri tani janë infektuar mbi 2500 qytetarë.

Më shumë të infektuar ka në Çair-394, ndërsa në komunat Gazi Babë, Butel, Qendër, Aerodrom, Butel, Saraj dhe Karposh ka nga mbi 100 të infektuar. Në vend ka 40 vatra të koronavirusit, ndërsa gjysma prej tyre janë në Shkup

Prej dje në spitalin e fëmijëve në Kozle pranojnë edhe të rritur me koronavirus. Atje për momentin ka tre pacientë dy fëmijë pa simptoma dhe një pacient 81 vjeç. Në spitalin Kozle ka 70 shtretër.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ka 13 pacientë të ri të shtruar. Për momentin janë 106 pacientë. 49 janë në trajtim oksigjeni dhe asnjë pacient nuk është në ventilim mekanik.

Në spitalin mobil para Klinikës infektiv janë hospitalizuar 11 pacientë kurse 12 tjerë janë shtruar në spital “8 Shtator” ku 6 pacientë janë në respirator.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat