Shkup, i mituri gjen të vdekur me lëndime në kokë gjyshen e tij

Shkupi

Shkup, i mituri gjen të vdekur me lëndime në kokë gjyshen e tij

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, një i mitur në Shkup ka gjetur gjyshen e tij të vdekur dhe me lëndime në kokë në banjo.

Sipas MPB-së, dje rreth orës 18:30 në SPB – Shkup është denoncuar se në banjo në rrugën ‘Luka PGerov’ në Shkup, 17 vjeçari ka gjetur të vdekur dhe me lëndime në kokë gjyshen e tij E.T (81).

Nga mjeku është konstatuar vdekje ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB – Shkup.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat