Në komunat e Shkupit ka 1.830 raste aktive me koronvirus

Shkupi

Në komunat e Shkupit ka 1.830 raste aktive me koronvirus

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Në Shkup aktualisht ka 1.830 raste aktive me coronvirus.

Sipas informacioneve sipas komunave, shumica e pacientëve janë nga Çairi (300), pasuar nga Gazi Baba me 189 raste aktive, Aerodromi – 159 dhe Karposh me 140.

Pastaj pasojnë Komunat Qendër dhe Butel me 138 dhe 131 raste aktive, Saraj (120), Studeniçan (110), Kisella Voda (108), Gjorçe Petrov (105) dhe Shuto Orizare me 79.

Deri më tani, 43 pacientë ka në Haraçinë, Ilinden – 23, Petrovec-18, Çuçe Sandev – 11, Sopisht – 9, Zhellenikov – 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat