Kallëzime penale kundër disa personave nga Shkupi të cilët kanë organizuar festa në kohë pandemie

Shkupi

Kallëzime penale kundër disa personave nga Shkupi të cilët kanë organizuar festa në kohë pandemie

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 00:20
Ilustrim

Edhe pse është e ndaluar festohet dhe bëhen dasma nëpër kafene dhe restorante.

Kallëzime penale janë ngritur kundër disa qytetarëve për shkelje të rregullave shëndetësore, sepse gjatë pandemisë ata festuan në grupe të mëdha.

Njësia e MPB-së në Gazi Babë ka ngritur kallëzime penale kundër një banori të Shkupit dhe një shtetasi gjerman për organizimin e një feste familjare më 8 gusht në një restorant që ishte mbyllur për ca kohë.

E njëjta njësi ka ngritur kallëzime penale kundër personave tjerë të cilët më 1 gusht në një shtëpi në Idrizovë kanë festuar Kurban Bajramin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat