Shkup, grabitësit vrasin pronarin e shtëpisë ku shkuan të vjedhin

Shkupi

Shkup, grabitësit vrasin pronarin e shtëpisë ku shkuan të vjedhin

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:07
Ilustrim

Pak para mesnate në polici janë raportuar të shtëna në rrugën “Shamak” në Inxhikovë të Shkupit. Raportohet për një të vdekur.

Sipas informacioneve të para dy persona të panjohur , rreth orës 23:00 janë futur me maska në shtëpinë e 49 vjeçarit I. A. nga Inxhikova.

I.A ka qenë në shtëpi me gruan dhe disa miq. Ai dhe gruaja e tij janë shtrirë në korridor dhe u janë kërkuar para, pasi I.A. ka deklaruar se nuk ka para dhe se ka makinë të cilën mund ta marrin, njëri nga grabitësit ka qëlluar I.A. me armë zjarri në pjesën e kokës.

Si pasojë e lëndimeve I.A. ka ndërruar jetë. Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e 49-vjeçarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat