Protestë në Shkup, qindra qytetarë protestojnë kundër përçmimit të identiteti dhe dinjitet kombëtar maqedonas

Shkupi

Protestë në Shkup, qindra qytetarë protestojnë kundër përçmimit të identiteti dhe dinjitet kombëtar maqedonas

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 19:11
Protestë në Shkup

Me transparent “Për qeveri popullore’ dhe brohoritje ‘Maqedoni’, ‘Asnjëherë e veriut, vetëm Maqedoni’, sot para Zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup filloi protesta që u paralajmërua në rrjete sociale.

Strashko Ollumçev, kryetari i Partisë Popullore Maqedonase theksoi se kjo është protestë e popullit maqedonas, i pakënaqur nga puna 30-vjeçare e Kuvendit të Maqedonisë.

“Neve na kontestojnë të drejtën e vetidentifikimit dhe në këtë rast, ne maqedonasit kemi të drejtë, nga Zoti, që ta mbrojmë, ta ruajmë identitetin dhe shtetin. Shumë viktima ka dhënë Maqedonia ndër shekuj, për të lejuar politkanë të korruptuar nën komandimin e Brukselit dhe Qeverisë botërore në hije për të na hequr”, tha Olluçev.

Marshi protestues përfundoi para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për shkak të marshit disa rrugë në Shkup u bllokuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat