Shkup, thirrje publike për subvencione për pastrimin e oxhaqeve

Shkupi

Shkup, thirrje publike për subvencione për pastrimin e oxhaqeve

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit i përkujton qytetarët se vijon thirrja publike për dhënien e subvencioneve për amvistëritë dhe subjektet tjera për pastrimin e oxhaqeve, si masë për ta zvogëluar ndotjen e ajrit.

Këtë vit, Bashkia e Shkupit ka s iguruar dy milionë denarë për këtë masë.

“Me këtë masë, Bashkia e Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të familjeve dhe subjektve të tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë neto deri në 1.200 denarë, ndërsa për subvencione mund të paraqiten personat fizik dhe juridik, vendbanimi i të cilëve apo selia është në rajonin e Shkupit”, shprehen nga Bashkia e Shkupit.

Subvencionet vlejnë edhe për oxhaqet e pastruara nga 1 janari i vitit 2020, ndërsa Thirrja publike zgjat deri më 30 nëntor të vitit 2020 dhe do të realizohen me parimin “i pari vjen i pari shërbehesh, gjegjësisht deri në realizimin e
fondeve të parashikuara për këtë qëllim në Buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2020.

Në kumtesë shtohet se rekomandohet pastrimi i oxhaqeve tre herë në vit, dy herë gjatë sezonit të ngrohjes dhe një herë kur të ketë mbaruar.

Bashkia e Shkupit e realizoi këtë masë edhe në vitin 2018 dhe 2019, kur u ndanë gjithsej 634 subvencione

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat