Zjarri në institucionet e Shkupit, flet komandanti i njësisë së zjarrfikësve

Shkupi

Zjarri në institucionet e Shkupit, flet komandanti i njësisë së zjarrfikësve

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 10:37
foto nga vendi ngjarjes

Zjarrin në zyrat e Inspektoratit të Ekologjisë është lokalizuar ndërsa janë djegur rreth 6 hapësira të katit të parë ndërsa kati i dytë i ndërtesës është djegur vetëm nga jashtë, tha Vlladimir Simonovski, komandant i zjarrfikësve në Shkup.

Ai shtoi se njëra nga arsyet që ka shkaktuar zjarrin mund të jetë instalimi i vjetër elektrik me çka pastaj materialet që kanë qenë në zyrë kanë marrë flakë.

Simonovski shtoi se nuk kishte asnjë nga të punësuarit që kishte ardhur në punë gjë që e vështirësoj edhe hyrjen në brendësi të objektit për ta lokalizuar zjarrin sepse siç tha bëhet fjalë për objekt të ndërlikuar.

– Gjatë intervenimit kishim 9 automjete të zjarrfikësve dhe 24 zjarrfikës. Kishim pak vështirësi sepse të punësuarit ende nuk kishin ardhur në punë dhe nuk e dinim renditjen e hapësirave në ndërtesë. Bëhet fjalë për një ndërhyrje komplekse sepse zjarri është në Inspektoratin e Mjedisit Jetësor. Bëhet fjalë për lokale të ish-Bankës komerciale, të ndara me pllaka gipsi dhe dyer qelqi. Brenda nuk punon asnjë hidrant. Kjo paraqiste problem për ne, nuk e dinim saktë se si të hynim derisa arritën nga Agjencia Informative Mediatike, të cilët na dhanë një skemë se si të hyjmë”, deklaroi Simonovski.

Zjarri ështe lokalizuar diku rreth orës 9 në ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve ende janë në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat