LSDM: Investojmë në zhvillimin e infrastrukturës në qytetin e Shkupit

Shkupi

LSDM: Investojmë në zhvillimin e infrastrukturës në qytetin e Shkupit

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 10:42
Shkupi

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se vazhdon të investojë në nivel qendror dhe lokal në ndërtimin dhe rikonstruimin e infrastrukturës së re dhe ekzistuese.

Nga LSDM thonë se në territorin e Qytetit të Shkupit, po kryhet një ofensivë e intensifikuar ndërtimore në rindërtimin dhe depërtimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja.

“Ka filluar ndërtimi i rrugës Eseninova, e cila lidh komunat e Kisella Vodës, Aerodromit dhe Qendrës. Depërtimi në këtë rrugë të re, e cila është lidhja e tretë midis Aerodromit dhe Kisella Vodës, do të zvogëlojë ndjeshëm bllokimin e trafikut në atë pjesë të qytetit”.

“Intensivisht punohet në fazën e dytë të ndërtimit të bulevardit ASNOM me urë mbi Vardarin, e cila do të lidhë komunat e Aerodromit, Qendrës dhe Gazi Babës si një zgjidhje moderne e bulevardit me 6 korsi, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët dhe gjelbërimin e ri të bulevardit”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat