MPB: Sanksionohen 346 shoferë në territorin e Shkupit

Shkupi

MPB: Sanksionohen 346 shoferë në territorin e Shkupit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:47
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 346 sanksione, mes të cilëve 17 shkelje për ngasje pa patentë shofer dhe 150 shkelje për tejkalim të kufirit të shpejtësisë, 24 për automjete të paregjistruara.

Nga MPB thonë se gjithashtu janë sanksionuar 28 motoçiklistë, ndërsa janë sekuestruar tre motoçikleta, janë shqiptuar 54 masa për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa 29 automjete janë tërhequr nga karrotreci. Janë shqiptuar 48 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara të trafikut edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion”, thonë nga MBP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat