Kredi konsumatore e re nga Halkbank me grejs periudhë prej 6 muajve

Shkupi

Kredi konsumatore e re nga Halkbank me grejs periudhë prej 6 muajve

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Kredi konsumatore me periudhë grejs deri 6 muaj dhe shkallë të kamatës prej vetëm 5% për dy vitet e parë, është risia më e re në Halkbank, me të cilën banka ju del në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për mjete shtesë në këtë periudhë të vështirë nga pandemia COVID-19.

Kredia e re konsumatore për personat fizik është me kamatë fikse prej vetëm 5%, gjegjësisht 5.5% kamatë të ndryshueshme për periudhën tjetër; me afat të pagesës deri 120 muaj, vlerë maksimale deri 1.500.000,00 denar dhe e njëjta pa provizion për përpunim.

Harxhimet e vetme për kredit janë 150 denar për aplikacion dhe kompensim në vlerë 350 denar për marrjen e të dhënave nga Zyra kreditore të cilat paguhen derisa miratohet kredia.

Policat e sigurimit të Halk Osiguruvanje AD përfshinë një polisë sigurimi, një polisë aksidenti që arrin në 600 denarë në vit ose një paketë të policës së sigurimit, në varësi të shumës së kredisë.

Polisa paguhet çdo vit derisa zgjat kredia, ndërsa përmban rreziqet e ardhshme:

– pamundësia për kthim të kredisë – vdekje nga çfarë do shkaku, vdekje në aksident dhe
– sigurim në aksidente – invaliditet i përhershëm mbi 30%.

Kredia e re e konsumatore e Halkbank është jo qëllimore dhe mund të përdoret për qëllime të ndryshme, si dhe për rifinancimin e kredive ekzistuese në bankat tjera. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për këtë lloj kredi, deri më 30.11.2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat