Arrestohet një 22-vjeçar nga Shkup për shkak të dy grabitjeve

Shkupi

Arrestohet një 22-vjeçar nga Shkup për shkak të dy grabitjeve

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Një djalë 22 vjeç u arrestua sot për shkak të kryerjes së veprës penale “vjdhje” në Qendër të Shkupit, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

“Policia nga njësia e SPB-së Qendër, pasi kishin njohuri paraprake për disa krime të kryera në zonën e Qendrës, sot (26 shtator) arrestuan S.F. (22) nga fshati Haraçinë, Shkup.

Ai dhe një person tjetër, në periudhën nga marsi deri në gusht të këtij viti, kryen katër krime: dy grabitje, një përpjekje për grabitje dhe një vjedhje e rëndë”, shtojnë nga Ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat