Për një ditë gjobiten 374 shoferë në Shkup

Shkupi

Për një ditë gjobiten 374 shoferë në Shkup

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:00
Foto Ilustrim

Policia e Maqedonisë ka gjobitur 374 shoferë gjatë ditës së djeshme në Shkup, prej të cilëve 92 për tejkalim të shpejtësisë.

Nga MPB thonë se edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë dhënë gjithsej 374 gjoba. 24 persona janë gjobitur për mungesë të lejes për vozitje, 92 për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa për probleme teknike dhe makina të paregjistruara janë gjobitur 16 shoferë”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se me kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, duke apeluar tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat