Bashkia e Shkupit do të largojë të gjitha veturat e braktisura nga Shkupi, sigurohet parcelë në Draçevë

Shkupi

Bashkia e Shkupit do të largojë të gjitha veturat e braktisura nga Shkupi, sigurohet parcelë në Draçevë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:00
foto ilustrim

Këshilli i Bashkisë së Shkupit miratoi vendim për heqjen masive të automjeteve të dëmtuara dhe të paregjistruara nga vendet publike në territorin e kryeqytetit, ndërsa për to është siguruar një parcelë në Draçevë.

Të gjitha automjetet e dëmtuara nga komunat e Aerodrom, Butel, Gazi Baba, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare që janë pjesë e këtij bashkëpunimi ndërkomunal do të largohen me ndihmën e Komunës së Qendrës, pra shërbimit merimangë.

Për dy vitet e fundit, qyteti ka qenë në procesin e gjetjes së një vendi (parcela) falas për të zhvendosur të gjitha automjetet e shkatërruara në territorin e kryeqytetit dhe për të zgjidhur përgjithmonë këtë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat