Një mësuese nga Shkupi pozitive me coronavirus, 17 fëmijë në izolim shtëpiak

Shkupi

Një mësuese nga Shkupi pozitive me coronavirus, 17 fëmijë në izolim shtëpiak

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 15:00
foto ilustrim

Një mësuese në shkollën fillore Goce Delçev- Shkup ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa në izolim shtëpiak janë vendosur 17 nxënës të klasave të para.

Drejtoresha e shkollës thotë se pas marrjes së rezultateve, prindërit e nxënësve janë njoftuar menjëherë. Mësuesja e infektuar për herë të fundit mësim ka mbajtur të premten dhe sipas anketës epidemiologjike, ajo është infektuar nga një anëtar familjes së saj.

Në izolim gjithashtu është edhe një mësuese tjetër nga e njëjta shkollë e cila do të testohet të shtunën. Nga drejtoria njoftojnë se të gjitha klasat dhe hapësirat në shkollë janë dezinfektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat