Stojanov: Të infektuarit nuk i tregojnë kontaktet

Shkupi

Stojanov: Të infektuarit nuk i tregojnë kontaktet

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 22:14
foto ilustrim

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Shkup, mjeku Aleksandar Stojanov në një deklaratë për “Kanal5” thotë se kur infeksioni është aq i përhapur sa tani, është shumë e vështirë të gjesh burimin aty ku është.

“Nuk është aq e thjeshtë. Shumë rrallë njerëzit tregojnë për kontakte. Ne kemi problem të madh për të gjetur kontakte. Grupet krijohen brenda”, tha Stojanov.

Ai shtoi se aktualisht nuk ka grupe në institucione të tilla si shkolla, çerdhe, fabrika, etj.

“Për fat të mirë ose për fat të keq, kur kishim grupe, ne i zgjidhëm ato më lehtë, ju i njihni njerëzit, i izoluat ata dhe kjo është e gjitha”, përfundoi Stojanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat