Janë sanksionuar 125 shoferë në Shkup

Shkupi

Janë sanksionuar 125 shoferë në Shkup

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 10:53
Foto Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 125 sanksione, në mesin e të cilave për vozitje pa patentë shoferi për 15 persona, ndërsa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes janë shqiptuar 33 shkelje, në territorin e qytetit të Shkupit.

MPB sot informoi se janë regjistruar tetë automjete teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara, përderisa 61 automjete janë marrë nga karrotreci.

“Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat