Shënohet viktima e dytë nga aksidenti në Shkup

Shkupi

Shënohet viktima e dytë nga aksidenti në Shkup

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar humbi jetën në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ndodhi sot në Trubarev, ndërsa sipas “Kanal5”, fëmija i cili mori lëndime të rënda ka ndërruar jetë.

Nga MPB konfirmuan aksidentin dhe viktimën e parë.

“Sot rreth orës 13:00 në fshatin Trubarev ka ndodhur një aksident në komunikacion në të cilën automjeti “BMW” me targa të Shkupit, drejtuar nga D.D. (1948), një këmbësor i mitur dhe një motor drejtuar nga Q.И. (1980) nga Dolno Lisiçe. Drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Me ambulancën D.D. dhe i mituri u transferuan në Qendrën e Urgjencës”, thonë nga MPB.

Ndërsa nga “Kanla5” informojnë që edhe fëmija i mitur ka ndërruar jetë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat