COVID-19: Në tre komuna të Shkupit numri i rasteve aktive tejkaloi numrin 300

Shkupi

COVID-19: Në tre komuna të Shkupit numri i rasteve aktive tejkaloi numrin 300

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 09:54
Foto Ilustrim

Raporti mbi gjendjen e coronavirusit në 24 orët e fundit tregon se në tre komuna të Shkupit numri i rasteve aktive tejkaloi 300.

Në 24 orët e kaluara në Shkup, janë regjistruar 201 raste të reja dhe 43 pacientë të kuruar. Ka edhe një vdekje në kryeqytet.

Pas këtij zhvillimi të situatës, aktualisht ka 1,743 raste aktive në kryeqytet, dhe tre komunat në të cilat ka mbi 300 raste aktive janë: Qendra me 316 raste, Aerodromi me 311 dhe Karposhi me 301 raste.

Dje në këto tre komuna numri ishte nën 300 (Qendra – 288, Aerodrom – 282 dhe Karposh – 276).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat