Dënohen 331 shoferë në Shkup, 93 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Dënohen 331 shoferë në Shkup, 93 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në suaza të kontrolleve të përforcuara të policisë në zonën e trafikut, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 331 sanksione.

Siç bënë të ditur nga MPB-ja, 49 persona janë sanksionuar për drejtim pa patentë shoferi, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes janë 93 shkelje, 42 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe janë sanksionuar 31 motoçiklistë.

Janë shqiptuar edhe 36 gjoba për mosmbajtja të maskës. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat e trafikut që ta rrisim sigurinë në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat