Edhe dy mësimdhënës në Shkup rezultojnë pozitiv me COVID-19

Shkupi

Edhe dy mësimdhënës në Shkup rezultojnë pozitiv me COVID-19

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 11:55
Foto Ilustrim

Dy mësuese të Shkupit, të cilat kanë zhvilluar mësim me prani fizike kanë rezultuar pozitiv në Covid-19.

Bëhet fjalë për një mësuese në shkollën fillore “Vllado Tasevski” në Karposh dhe një tjetër mësues në “Dimitar Milladinov” në Qendër.

Nga Komuna e Karposhit kanë njoftuar se mësuesja është izoluar nga dita e mërkurë, ndërkaq rezultatet e testit pozitiv i ka marrë ditën e enjte.

Nga dita e enjte në punë nuk ka shkuar as mësuesi në Komunën e Qendrës.

Deri tash, në izolim janë 50 filloristë dhe 10 mësues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat