Qeveria sërish nuk shqyrton raportin mbi parregullsitë në Çarshi

Shkupi

Qeveria sërish nuk shqyrton raportin mbi parregullsitë në Çarshi

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 16:28
Çarshi

Edhe në seancën e sotme, Qeveria nuk e ka shqyrtuar Raportin e Inspektoratit shtetëror për ndërtim dhe urbanizëm, në të cilin ky Inspektorat, gjatë kontrollit në Çarshinë e vjetër ka konstatuar parregullsi në ndërtimin dhe rekonstruktimin e pesë objekteve.

Edhe pse ky raport ka qenë në rend dite, është anashkaluar nga Qeveria.

. Në raportin e tij, Inspektorati Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm thekson nevojën për prishjen e disa pjesëve të objekteve që janë ndërtuar ose rinovuar.

Duke komentuar ndërtimet pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nga Komuna Qendër dhe nga ajo e Çairit, përgjegjësinë për dhënien e lejeve për rikonstruktime dhe ndërtime në Çarshi e hedhin tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat