Vdes mjeku i ri 32 vjeçar i cili punonte me Covid-19 në Shkup, i përkeqësohet gjendja duke vozitur dhe goditi një dru

Shkupi

Vdes mjeku i ri 32 vjeçar i cili punonte me Covid-19 në Shkup, i përkeqësohet gjendja duke vozitur dhe goditi një dru

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 22:55
Trajçe Neshkovski

Pulmologu Trajçe Neshkovski (32) ka humbur jetën pas pasditen e sotme i është përkeqësuar gjendja dhe së pari me makinë ka goditur një makinë në lëvizje dhe më pas ka goditur edhe një dru në rrugën Ruzveltova në Shkupi.

Aksidenti ndodhi në Rrugën Ruseveltova. Sipas informacioneve fillestare, mjeku 32-vjeçar ka patur një sulm në zemër rreth orës 16.30, pas së cilës ai goditi një makinë tjetër, u ngjit në trotuar dhe përfundoi në një pemë. Ai u transferua menjëherë në Qendrën Urgjente, por pas një ore e gjysmë reanimimi, kolegët e tij nuk arritën ta shpëtonin.

Nga MPB kumtuan se më datë 14.10.2020 në ora 16:35 të njëjtit janë lajmëruar se në një rrugë të Shkupit ka ndodhur një aksident në mes një veture Citroen me tabela të Gostivarit dhe Opel me tabela të Strumnicës.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat