Shkup, shqiptohen 509 gjoba në komunikacion

Shkupi

Shkup, shqiptohen 509 gjoba në komunikacion

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:40
Foto Ilustrim

Ministria e Brendshme dje në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në fushën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit shqiptoi gjithsej 509 gjoba.

Nga numri i përgjithshëm i gjobave, 75 janë për tejkalimin të shpejtësisë, 66 për automjete teknikisht me defekt, 41 për mos përdorimin e rripit të sigurimit, 91 për parkim të paligjshëm, 74 automjete u larguan me anë të “merimangës” dhe 44 gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Nga MPB theksojnë se kontrollet e forcuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat