Tre infermiere nga Klinika e Gjinekologjisë rezultojnë pozitiv me Covid-19, drejtoresha dhe mjeku në izolim

Shkupi

Tre infermiere nga Klinika e Gjinekologjisë rezultojnë pozitiv me Covid-19, drejtoresha dhe mjeku në izolim

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:16
Foto Ilustrim

Tre infermiere nga Klinika e Gjinekologjisë në Shkup kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. infermieret janë infektuar përmes kontakteve familjare, kurse dy mjek, përfshi këtu edhe drejtoreshën e Klinikës, Viktorija Jovanovska janë në vetizolim për shkak se kanë pasur kontakte me persona të infektuar me koronavirus. Lajmin e konfirmoi edhe vetë drejtoresha.

“Ne dy mjekë në vet-izolim, nuk jemi në izolim me vendim, por jemi në vet-izolim sepse kemi më shumë se tre të infektuar në familje. Jemi testuar, edhe mjeku edhe unë jemi negativë. Nëna ime, motra ime dhe nipi im janë pozitive dhe dy nga nipërit e mbesave të mia janë pozitive. Nuk kam pasur asnjë kontakt me infermieret. Familjarët e mjekut janë gjithashtu pozitivë. Kjo është arsyeja pse ne jemi në vet-izolim”, tha D-r.Jovanovska.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat