Vdiq një banore e Kavadarit me Kovid-19 rrugës për në klinikën e Shkupit

Shkupi

Vdiq një banore e Kavadarit me Kovid-19 rrugës për në klinikën e Shkupit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:28
foto ilustrim

Vdiq një banore 65 vjeçare me Kovid-19 nga Kavadari, rrugës për në klinikën e Shkupit.

Siç deklaroi për MIA-n dr. Riste Jovanovski, epidemiolog specialist nga Qendra për Shëndet Publik e Kavadarit, në 24 orët e fundit në Kavadar janë konfirmuar 11 raste pozitive.

Të saposëmurët janë të moshës prej një deri në 61 vjet, nga të dy gjinitë. Një person i moshës 38 vjeçare është hospitalizuar në klinikën e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat