Dita e tretë e protestave të zjarrfikësve në Shkup, nuk heqin dorë nga kërkesat

Shkupi

Dita e tretë e protestave të zjarrfikësve në Shkup, nuk heqin dorë nga kërkesat

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:58
foto ilustrim

Zjarrfikësit ka 3 ditë që po protestojnë. Ata nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre për marrjen e kompensimit prej 20% të rrezikshmërisë.

Dje, Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov kishte një takim me zjarrfikësit, por zgjidhje nuk pati. Shilegov tha se ndryshimet ligjore do të bëhen vitin e ardhshëm, por zjarrfikësit janë kundër dhe kërkojnë që ato të rregullohen sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh që vitin e ardhshëm ka zgjedhje lokale.

Zjarrfikësit thonë nëse Shilegov nuk u përgjigjet me shkrim kërkesave të tyre, atëherë protestat do të zhvendosen para qeverisë dhe nga atje do të kërkohet një zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat