Gjobiten 287 shoferë në Shkup, 15 për mosposedim të lejes për vozitje

Shkupi

Gjobiten 287 shoferë në Shkup, 15 për mosposedim të lejes për vozitje

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 12:06
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara aksionare në komunikacion.

Në suaza të këtyre kontrolleve, policia dje në Shkup janë sanksionuar 287 shoferë.

“Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 287 sanksione, mes të cilave edhe për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes 4 shkelje, 11 masa për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara, 15 për vozitje pa patentë shoferi, 72 masa për parkim të padrejtëm ndërsa 58 automjete janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec”. Janë shqiptuar 123 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, informojnë nga MPB.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat