Shkupi me mbi 4.000 raste aktive

Shkupi

Shkupi me mbi 4.000 raste aktive

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup u regjistruan 390 raste të reja me COVID-19, që bën që Shkupi aktualisht të ketë 4.138 raste aktive.

Më së shumti raste aktive në Shkup ka Komuna e Aerodromit (760), ndërsa më pas vjen Karposhi (610) dhe Komuna Qendër (573). Mbi 500 raste aktive ka edhe në Gazi Babë (543) dhe Kisella Vodë (510).

Prej komunave që mesatarisht kanë raste aktive janë Çairi me 198 raste aktive, Gjorçe Petrovi 351 dhe Butelli 201 raste aktive.

Komunat me më pak raste aktive në Shkup janë Shuto Orizare 37, Studeniçani 16, Saraj 32, Haraçina 8, Ilideni 72, Sopishte 36, Çuçer Sandeva 22, Petoveci 23 dhe Zelenikova 13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat