Anulohet inspektimi i përbashkët i Qytetit të Shkupit me komunat e qytetit

Shkupi

Anulohet inspektimi i përbashkët i Qytetit të Shkupit me komunat e qytetit

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:50
Foto Ilustrim

Marrëveshja ndër-komunale e Qytetit të Shkupit për inspektim të përbashkët me të gjitha komunat e qytetit, që u njoftua për në fund të këtij muaji, nuk është nënshkruar. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov njoftoi nënshkrimin e tij deri në fund të javës, por kjo nuk ndodhi. I njëjti pritet të ofrojë inspektime më funksionale, veçanërisht në trajtimin e ndërtimeve të paligjshme dhe shkeljeve të tjera të ligjeve komunale.

Po përgatitet një marrëveshje ndër-komunale, që duhet ta nënshkruajmë në fund të këtij muaji së bashku me 10 komuna të Shkupit, përmes së cilës do të kryhet inspektimi ose fokusimi i inspektimit në territorin e kryeqytetit”-tha Petre Shilegov- kryetar i Shkupit

Nga Qyteti i Shkupit tani dalin me afat të ri, përkatësisht se këtë do ta bëjnë javën që vjen. Marrëveshja ndër-komunale duhet t’i zgjidh problemet dhe mangësitë e inspektimeve lokale.

Qyteti i Shkupit:

“Është arritur marrëveshje midis Qytetit të Shkupit dhe 10 komunave të Shkupit për të nënshkruar marrëveshje ndër- komunale përmes së cilës inspektimi do të centralizohet përkatësisht do të përqendrohet në territorin e kryeqytetit, i cili do të jetë nën kontrollin e Qytetit të Shkupit”.

Problemi me inspektimin ndërtimor imponohet posaçërisht pas rastit me shembjen e ndërtesës ilegale në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup, ndërsa inspektimet e mjedisit janë në fokusin e publikut me paraqitjen e ndotjes së ajrit në dimër. OJQ-të kanë paralajmëruar që inspektorët lokal janë në rrezik për korrupsion sepse janë të punësuar nga kryetarët e komunave dhe në këtë mënyrë, varen nga vullneti i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat