Testimet e shpejta në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup prej sot falas për qytetarët

Shkupi

Testimet e shpejta në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup prej sot falas për qytetarët

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 11:50
Foto Ilustrim

Shtëpia e Shëndetit Shkup në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë javën e kaluar kanë blerë 4 mijë teste të shpejta, për t’u mundësuar qytetarëve qasje në testim të shpejtë për coronavirus.

Nga MSH thonë se testet e shpejta do të jenë pa pagesë për qytetarët që kanë nevojë të testohen me këto testime.

“Pas informacioneve më të reja se është marrë donacion nga Ministria e Shëndetësisë nga ana e dy kompanive 13 mijë testime, të cilët nëpërmjet algoritmit të mjekëve amë do të jenë në dispozicion të gjithë atyre pacientëve që kanë nevojë për testim të shpejtë. Shtëpia e Shëndetit ka arritur marrëveshje me furnizuesin që t’i tërheq testet e blera më herët dhe të përdoren vetëm testet e donuara në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët do të jenë pa pagesë për qytetarët. Përdorimi i këtyre testeve do të fillojë nga sot. Ndërsa personat që janë testuar gjatë ditës së djeshme do të ftohen dhe do t’u kthehen mjetet”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH thonë se Shtëpia e Shëndetit – Shkup, si institucioni më i madh shëndetësor në mënyrë aktive vazhdon menaxhimin e luftës ndaj COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat