Në Shkup gjobiten 380 shoferë

Shkupi

Në Shkup gjobiten 380 shoferë

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 17:43
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.11) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacioni.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 380 gjoba prej të cilave 59 janë për vozitja pa leje vozitje, 39 dënime për mosregjistrim të automjetit apo defekte, 86 për parkim jo të rregullt dhe 31 dënime për mosmbajtje të maskës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se këto kontrolle do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat