Shkup, sanksionohen 353 shoferë, 95 prej tyre për parkim jo të drejtë!

Shkupi

Shkup, sanksionohen 353 shoferë, 95 prej tyre për parkim jo të drejtë!

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 17:03
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të përforcuara në sferën e komunikacionit me ç ‘rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 353 masa.

Siç kumtoi MPB, 409 janë për drejtim pa patentë shoferë, 29 për sanksione për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 40 masa për mosmbajtjen e rripit të sigurisë, 20 për shfrytëzim e telefonit celular, ndërsa 95 për parkim jo të drejtë.

Nga MPB theksojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat