Shkup, gjobiten 268 drejtues automjetesh

Shkupi

Shkup, gjobiten 268 drejtues automjetesh

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Janë sanksionuar 268 shoferë në Shkup gjatë kontrolleve të përforcuara në komunikacion që i realizoi dje Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga 268 masat e shqiptuara, 36 janë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 28 për automjete të paregjistruara, 16 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 12 për mos ndalje në semafor të mbyllur (dritë e kuqe), 21 për mos përdorim të rripit të sigurimit, dhe 54 masa u shqiptuan për automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme, kumtoi MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat