PTHP Shkup: Kallëzim penal për dy tifozë të futbollit për dhunë

Shkupi

PTHP Shkup: Kallëzim penal për dy tifozë të futbollit për dhunë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 19:25
Foto Ilustrim

Sektori për punë të brendshme Shkup – Njësia për krim të dhunshëm sot deri tek Prokuroria Themelore e Shkupit parashtroi kallëzim penal kundër O.S. (24) dhe A.B. (18) që të dy nga Shkupi, për shkak të dyshim bazë se kanë bërë vepër penale “dhunë” të paraparë dhe të ndëshkuar sipas nenit 386 nga KP dhe raportim lidhur me ngjarjet e ndodhura më 13.09.2020 dhe 19.09.2020 kur më shumë persona kanë kryer vepër penale “shkaktim të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, përçarje dhe padurim” në pajtim me nenin 319 nga KP, informojnë nga MPB-ja.

“Akuza penale është ngritur për një ngjarje që ka ndodhur më 20.09.2020 rreth orës 00:15 kur A.R. (pjesëtar i grupit të tifozëve) derisa ishte me disa persona të tjerë në Parkun e qytetit është sulmuar nga O.S. dhe A.B. (pjesëtarë të grupit të tifozëve), ndërsa i dyshuari i parë O.S. e ka sulmuar me thikë. Menjëherë pas paraqitjes së marrë, nëpunësit policorë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe rasti është zbardhur, ndërsa autorët janë arrestuar”, sqarojnë nga MPB-ja.

Njëkohësisht nga MPB-ja theksojnë se raportimi deri tek PTHP-ja është parashtruar lidhur me ngjarjen e ndodhur më 13.09.2020 rreth orës 14:50 minuta, më saktë menjëherë para mbajtjes së ndeshjes mes ekipeve të Vardarit dhe Shkëndijës në Arenën kombëtare Todor Proevski në Shkup, ku tifozët duke shkuar drejt stadiumit brohorisnin mesazhe fyese me të cilat shkaktuan urrejtje kombëtare, si dhe ngjarja e ndodhur më 19.09.2020 rreth orës 15.00 menjëherë para mbajtjes së ndeshjes mes Maqedonia Gjorçe Petrov dhe Vardar në bulevardin Gjorçe Petrov në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat