Shkup, fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Shkupi

Shkup, fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 09:15
Foto Ilustrim

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal sot do të fillojë në gjashtë poliklinika në territorin e Bashkisë së Shkupit, edhe atë në Gjorçe Petrov, Bukuresht, Çair, Bit Pazar, Çento dhe Jane Sandanski në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup.

Vaksinimi do të bëhet çdo ditë punë në periudhën prej orës 14 deri 19.

Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar njoftoi se gjithsej janë blerë 40 mijë doza të vaksinës, e cila do të jetë falas për grupet e rrezikuara në të cilin përfshihen personat mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri pesë vjeç.

Vaksinat janë prodhim i kompanisë farmaceutike franceze “Sanofi Paster".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat