Arrestohen tre vjedhës në Shkup

Shkupi

Arrestohen tre vjedhës në Shkup

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

MPB njofton se sot rreth orës 13:00 në Vodno, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar tre persona.

Siç njoftojnë nga MPB, të tre janë nga Shkupi, ndërsa janë kapur duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një makinë “Volkswagen Polo” me targa bullgare.

“Gjatë kontrollit tek ata janë gjetur lëndët e vjedhura, ndërsa tek njëri është gjetur edhe bllokator”.

“D.D (33), F.D (27) dhe E.N (17) janë dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të dorëzohet kallëzim penale adekuat”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat