Shilegov: Tre komponentë për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup

Shkupi

Shilegov: Tre komponentë për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:07
Petre Shilegov

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, sot theksoi se ekzistojnë tre komponentë me të cilët do të zgjidhet problemi me ndotjen e ajrit në Shkup.

Sipas tij, i pari është me mbikëqyrje inspektuese të shpeshtuar të kapaciteteve industriale, më pas me stimulimin e qytetarëve për ta shfrytëzuar transportin publik, si dhe ngrohja e organizuar e shtëpive.

Ai theksoi se këtyre ditëve po bëhet monitorim serioz me qëllim disa kapacitete të caktuara industriale të mos e keqpërdorin dukshmërinë e vogël për shkak të mjegullës dhe të lirohen gazra të palejueshme.

Shilegov gjithashtu sqaroi se monitorimi bëhet çdo natë me dronë termal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat