COVID-19/ MSH: 470 pacientë në spitalet e Shkupit, 19 në 24 orë

Shkupi

COVID-19/ MSH: 470 pacientë në spitalet e Shkupit, 19 në 24 orë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:04
Foto Ilustrim

470 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se vetëm në 24 orët e kaluara, në Qendrat Covid në Shkup janë shtruar 19 pacientë të rinj me ndërlikime të shkaktuara nga virusi Korona

“Në 24 orët e fundit, ka pasur gjithsej 8 pranime në klinikat interne, 2pacientë u shtruan në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive, 3 në Qendrën Covid të Klinikës së Neurologjisë, 1 në Klinikën për Dermato-venereologji. Ka 7 pranime të reja në Qendrën Covid në spitalin “8 Shtatori”, 4 të tjerë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Në 24 orët e kaluara, 13 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në total, 470 pacientë të konfirmuar ose të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive të spitaleve të kryeqytetit.

“Për momentin, 24 pacientë po trajtohen në Qendrën Covid në Klinikën e Lëkurës, 33 në Klinikën e Neurologjisë, 56 në Institutin për TBC, 24 në klinikën e Nefrologjisë dhe  11 pacientë në Klinikën e Okulistikës. Në spitalin “8 Shtatori”ka gjithsej 109 pacientë, 156 pacientë janë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët ka 32 pacientë, nga të cilët 11 fëmijë dhe 21 të rritur. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat