SPB-Shkup: Shqiptohen 207 gjoba në komunikacion

Shkupi

SPB-Shkup: Shqiptohen 207 gjoba në komunikacion

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit.

“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 207 masa, përfshirë 24 për pa patentë shofer, 25 për automjete me probleme teknike dhe të paregjistruar, 6 masa për kalim në dritë të kuqe. Janë shqiptuar 11 sanksione për përdorimin e telefonit celular, 60 për parkim të paligjshëm, 47 automjete janë hequr, një automjet special “merimangë”, ndërsa 16 masa janë shqiptuar për mosmbajtjen të maskës mbrojtëse.

Kontrollet e intensifikuara të komunikacionit do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion për rritjen e sigurisë”, informojnë nga Ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat