Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, gjobiten 334 vozitës në Shkup

Shkupi

Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, gjobiten 334 vozitës në Shkup

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 334 gjoba, mes të cilave 32 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 2 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 37 për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 4 gjoba për drejtim të makinës nën ndikim të alkoolit.

Policia rrugore gjithashtu ka shqiptuar edhe 6 gjoba për kalim në semafor të kuq, janë sanksionuar edhe 20 këmbësorë, 64 gjoba për parkim të parregullt si dhe 43 makina janë marrë nga karrotreci, ndërkohë që për mosmbajtje të maskës janë gjobitur 8 vozitës.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat