Paraburgim për 40 vjeçarin nga Shkupi, dyshohet për tregti me marijuhanë

Shkupi

Paraburgim për 40 vjeçarin nga Shkupi, dyshohet për tregti me marijuhanë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:43
Foto Ilustrim

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell urdhër për ngritjen e procedurës hetimore kundër 40 vjeçarit nga Shkupi, tek i cili më 2 dhjetor të këtij viti, gjatë një kontrolli nga policia janë gjetur 147 gramë marijuhanë.

Droga i është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar.


“Prokurori Publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale-Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka vlerësuar se i dyshuari mund të arratiset ose të përsëris veprën.

Ndërsa gjykatësi ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat