Shkup, në covid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 39 pacientë

Shkupi

Shkup, në covid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 39 pacientë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:41
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 39 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 510 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 20 persona prej të cilve një është hospitalizuar në Klinikën e Nefrologjisë, dy në covid Qendrën të Klinikës së Neurologjisë, dy në ORL, tre në Klinikën e Gastroenrohepatologjisë, katër në klinikën e syve dhe nga katër pacientë janë pranuar në TBC dhe Klinikën e Neuologjisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar tetë pacientë të ri me Covid-19, 12 janë
pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

“Edhe përkundër numrit të lartë të pacientëve të pranuar gjatë ditës së djeshme, sot deri në ora 8 ka pasur 20 vende të lira, ndërsa presim që gjatë ditës së sotme të regjistrohen pacientë të shëruar dhe të lirohen vende shtesë në Klinikën Infektive dhe Spitalin ‘8 Shtatori’”, thonë nga MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat