Petrov: Është koha për ndryshim të strategjisë bullgare ndaj Shkupit

Shkupi

Petrov: Është koha për ndryshim të strategjisë bullgare ndaj Shkupit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:54

Negociatat mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut përsëri hyrën në fazën e stagnimit, pasi që dyja palët ndërtuan pozicione të forta dhe definitive në dy ditët e fundit, vlerëson portali bullgar Vebkafe në analizën për mardhëniet maqedono-bullgare, transmeton Zhurnal.

Sipas autorit të analizës, Aleksandar Petrov, autoritetet në Shkup flasin për njohjen rrënjëve historike të gjuhës maqedonase dhe për “gabimin të papërgjegjshë dhe të rëndë gjeostrategjik” të Bullgarisë, deri sa Sofja e përsëritë mantrën se është përkrahësja më e madhe e zgjerimit ballkanik në Bashkimin Evropian, dhe se Maqedonia e Veriut nuk po e respekton marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

“Gjendja aktuale mes dy vendeve është dëshmi se stuhi mund të bëhet edhe në gotë të ujit. Bukfalisht deri para disa muajve, Bullgaria ishte mbështetësja më e madhe edhe të kauzës maqedonase për antarësim në BE. Megjithatë, mospajtimet në komisionin e përzier për çështje historike për atë se i kujtë është Goce Dellçevi, i nxori në sipërfaqe të gjitha çështjet kontroverse.

Fakt apsolut është se komisioni për histori erdhi në pyetje për të cilën nuk mund të arrihet marrëveshje, ndërsa historianët maqedonas preferojnë ti prolongojnë ose bllokojnë mbledhjet sesa të vazhdojnë me diskutimet”, thuhet në analizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat