Sanksionohen 160 vozitës në Çair të Shkupit

Shkupi

Sanksionohen 160 vozitës në Çair të Shkupit

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16.12.2020) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik.

Në territorin e Komunës së Çairit janë shqiptuar gjithsejtë 160 gjoba, prej të cilave:

17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për makina të paregjistruara, 8 për kalim në ngjyrë të kuqe të semaforit, 7 për motoçikleta.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh dhe respektim të rregullave në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat