Shkup, në covid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 36 pacientë

Shkupi

Shkup, në covid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 36 pacientë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 36 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 470 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 14 persona prej të cilëve pesë janë hospitalizuar në Klinikën e Nefrologjisë, dy në Institutin për TVC, tre pacientë në Klinikën e Dermatoneurologjisë. Në oral janë pranuar dy pacientë njësoj sa edhe në Klinikën e Gastroenrohepatologjisë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 11 pacientë të ri me Covid-19, 11 janë
pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Gjithsej ka 470 pacientë të infektuar apo të dyshuar me COVID-19 të cilët shërohen në repartet infektive në Shkup.

“Edhe përkundër numrit të lartë të pacientëve të pranuar gjatë ditës së djeshme, sot deri në ora 8 ka pasur 46 vende të lira, ndërsa presim që gjatë ditës së sotme të regjistrohen pacientë të shëruar dhe të lirohen vende shtesë në Klinikën Infektive dhe Spitalin ‘8 Shtatori’”, thonë nga MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat